15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Presidenca arsyeton pjesëmarrjen e Prindon Sadriut në ushtrimin “Defender Europe 21”

Rekomandime

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot kanë zhvilluar një ushtrim të përbashkët me forcat ushtarake amerikane “Defender Europe 21”, në Babaj të Bokës në Gjakovë.

- Advertisement -

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani si dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.

Pjesëmarrja e Sadriut ngjalli kritika. Mirëpo Presidenca e ka arsyetuar një gjë të tillë duke thënë se ai është ushtarak i komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbanë gradën e Nënkolonelit

“Zotëria i parë i Republikës së Kosovës, z.Prindon Sadriu është njëherësh edhe ushtarak i komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbanë gradën e Nënkolonelit”, ka thënë për klankosova.tv, këshilltari për media Bekim Kupina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit