8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Tabor: Komanda e SHBA-së në Shqipëri nuk është përgjigje për bazën ruse në Serbi

Rekomandime

Pozicioni gjeografik që ka Shqipëria, përforcuar edhe nga partneriteti i shkëlqyer që SHBA-ja ka pasur me forcat shqiptare të operacioneve speciale, duke shtuar këtu edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, janë arsyeja kryesore që sipas gjeneralit amerikan David Tabor, Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën përzgjodhi Shqipërinë.

Gjeneralmajori amerikan David Tabor ka mohuar se baza ruse në Nish të Serbisë të ketë qenë motivi i ngritjes së Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së në Shqipëri.

- Advertisement -

“E dimë se çfarë po bëjnë disa vende, por nuk është kjo ajo që na motivon. Ajo çka na motivon vërtet është stërvitja bashkë me aleatët dhe me partnerët tanë për të krijuar kapacitete edhe më të mëdha. Se çfarë bëjnë vendet e tjera, nuk është se është edhe aq e rëndësishme për ne. Ajo çka u intereson aleatëve tanë po, ajo ka shumë rëndësi për ne. Kështu që ne do të vazhdojmë t’i forcojmë këto marrëdhënie kurdo dhe kudo që të mundemi”, ka thënë Tabor në një intervistë për “Top News”.

Sipas gjeneralit Tabor, komanda që po ngrihet në Shqipëri është një qendër komandimi për operacionet speciale amerikane në Evropë dhe nuk do të ketë bashkëpunim me vendet e tjera aleate, përveçse me Shqipërinë nëse do të ketë interes reciprok.

“Pozicioni gjeografik që ka Shqipëria, përforcuar edhe nga partneriteti i shkëlqyer që SHBA-ja ka pasur me forcat shqiptare të operacioneve speciale, duke shtuar këtu edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, janë arsyeja kryesore që sipas gjeneralit amerikan David Tabor, Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën përzgjodhi Shqipërinë.

- Advertisement -

Sipas Tabor, kjo do të jetë një bazë ushtarake relativisht e vogël, afërsisht 10 deri në 15 veta, që pritet të vendosen në Shqipëri në ndihmë të angazhimit që SHBA-ja ka jo vetëm këtu, por edhe në vende si Kosova, Bosnja, Serbia, Kroacia dhe në të gjithë rajonin.

“Është e rëndësishme të theksoj se kjo është një komandë rajonale që do të shërbejë për angazhimin e forcave tona me shumë aleatë dhe partnerë në të gjithë rajonin. Kjo do të jetë një komandë në mbështetje të operimit dhe kontrollit të forcave amerikane të angazhuara në të gjithë rajonin. Do të jetë një bazë relativisht e vogël, afërsisht 10 deri në 15 veta, që do të vendosen në Shqipëri mbi bazë rotacioni në ndihmë të angazhimit që ne kemi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende si Kosova, Bosnja, Serbia, Kroacia dhe në të gjithë rajonin. Duke qenë më të pranishëm, do të mund të ndërtojmë një marrëdhënie më solide në të gjithë këtë zonë”, ka deklaruar David Tabor.

- Advertisement -

Më 14 janar, Komanda Evropiane e SHBA-së njoftoi se po krijonte një seli të re në Ballkan – një njësi operacionesh speciale me bazë në Shqipëri, që do të ishte pjesë e një përpjekjeje të përgjithshme të Qeverisë amerikane për të rritur ndikimin e Perëndimit dhe për të siguruar stabilitet në rajon. Njësia do të jetë përgjegjëse për sigurimin e ndërveprimit midis forcave amerikane dhe shqiptare, si dhe qasjen strategjike në qendrat kryesore ushtarake të Ballkanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit