8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nga balta e Beratit, tek goli ndaj Juves para Ronaldos/ Ëndrra e bërë realitet për Myrto Uzunin

Rekomandime

Futbollisti i Shqipërisë Myrto Uzuni ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave dhe publikut për golin që shënoi në pjesën e parë të sfidës me Juventusin në Torino.

Mesfushori me tipare sulmuese kapi në befasi mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”, e cila konsiderohet një nga prapavijat më të forta në Europë.

- Advertisement -

Uzuni shënoi në minutën e 19’ të sfidës ku pas golit ai ka festuar si idhulli i tij CR7 mu përpara syve të këtij të fundit.

Talenti i Shqipërisë arriti t’i realizonte gol “Zonjës së Vjetër” në kuadër të Champions League, pas një asisti nga Nguen.

Deri te ky moment i madh për të, Uzuni nuk e kishte aspak të lehtë karrierën, sidomos kur luante te Tomori i Beratit.

- Advertisement -

Në skuadrën shqiptare, kushtet ishin tejet të vështira, sa që lojtarët luanin edhe në baltë te grupmoshat U19. Por, i gjithë mundi i madh, për Uzunin ka filluar të shpërblehet nga dita në ditë, pasi jo vetëm që luan tani me Kombëtaren, por po arrin edhe t’i shënojë gol edhe një skuadre të madhe si Juventusi.

Mesfushori shqiptar më pas pushtoi rrjetet sociale dhe mediat botërore me golin e tij, shkaku ishte festa e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, që është padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

- Advertisement -

Në fund të ndeshjes CR7 i dhuroi fanellën duke e përgëzuar talentin shqiptar. Ky ishte goli i tij i parë në këtë kompeticion me fanellën e Ferençvaroshit.

Një ëndërr e bërë realitet për lojtarin me orgjinë nga Berati që e ka nisur karrierën me ekipin e qytetit të tij dhe sot luan dhe shënon në një nga kompeticionet më të mëdha në botë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit