Ambasada e ShBA-së në Kosovë, pas përfundimit të vizitës së dy emisarëve, ka thënë se Kosovës askush nuk është duke i kërkuar që të komprometojnë sovranitetin e saj, të heqë dorë nga integriteti territorial ose të shkelë Kushtetutën, meqë këto i konsiderojnë “të shenjta”.
Megjithatë, ShBA thotë se status quo-ja është e paqëndrueshme, prandaj Kosova duhet të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë me njohje reciproke.
“ShBA-ja mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra më e mirë për liderët e Kosovës për të ofruar një të ardhme evropiane për qytetarët e saj. Status quo-ja është e paqëndrueshme; ne inkurajojmë angazhimin konstruktiv, fleksibil dhe urgjent nga të gjithë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar marrëdhëniet, të përqendruara në njohjen reciproke. Askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të komprometojnë sovranitetin e Kosovës, të heqin dorë nga integriteti i saj territorial ose të shkelin Kushtetutën. Ato janë të shenjta”.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, sot kanë udhëtuar për në Serbi pas përfundimit të vizitës treditore në Kosovë. Ata u takuan me krerët e shtetit, partitë opozitare dhe shoqërinë civile për dialogun me Serbinë.