10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryetari i Bujanocit: Studentët që studiojnë në Prishtinë u kthyen në kufi nga policia

Rekomandime

Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rishqyrtohet vendimi për moslejmin e qytetarëve në Kosovë, pa e pasur edhe dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ky vendim paraqet problem të madh te qytetarët, pasi thekson se studentët janë kthyer në kufi.

“Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga Lugina e Preshevës në drejtim të Kosovës për ata të cilët nuk e kanë marrë dozën e tretë, është shqetësim shumë i madh dhe kemi shumë probleme në këtë drejtim. Problem është paraqitur dje, disa student që studiojnë në Universitetin e Prishtinës dje janë kthyer nga policia kufitare dhe nuk kanë pas mundësi të kalojnë. Është shqetësim shumë i madh, studentët i kam pranuar sot në kabinetin tim”, tha Arifin ë “Fronta;” në T7.

“Edhe familjarët që kanë pacientë në spital janë kthyer në kufi”, u shpreh ai tutje.

- Advertisement -

Ai tha se ka kërkuar nga kryeministri Kurti të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve.

“Në mëngjes kam dërguar kërkese të kryeministri Kurti, që vendimi të shqyrtohet dhe t’i lehtesohet qytetarëve qarkullimi i lirë në drejtim të Kosovës. Jam i bindur që Qeveria e Kosovës këtë vendim ta shqyrtojë sa më shpejtë, asnjë shtet tjetër nuk kërkon që t’i kenë tri doza. Një student ka marrë dozën e dytë para 10 ditëve dhe nuk mund ta marrë dozën e tretë pa kaluar tre muaj”, u shpreh ai tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit