8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Trupat amerikane, “shkatërruese” – Rusia dënon ashpër shtimin e tyre në Evropën Lindore

Rekomandime

Kremlini e ka dënuar vendimin e SHBA-ve për të dërguar 2 mijë trupa shtesë në Evropën Lindore, si shenjë e një përpjekjeje për të paralajmëruar Moskën se amerikanët, e kanë seriozisht çështjen e Ukrainës dhe nuk do të lejojnë situatën të përshkallëzohet.

Nga pala ruse, arrihet deri aty sa të quhet “shkatërruese” kjo lëvizje e Washington-it, e cila vjen në një çast me tension shumë të lartë politik, aq sa edhe ushtarak e social.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Moska ka mbi 100 mijë ushtarë të shpërndarë përgjatë kufirit lindor me Ukrainën. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Donbas-it, në Ukrainën Lindore. Mirëpo, së shumti janë shtuar dhe janë prezentë forcat ruse edhe në Bjellorusi, në disa pika kyçe të kufirit me Ukrainën.

“Ky është një akt shkatërrues dhe i pajustifikuar”.

Kështu e ka quajtur zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko, alokimin e ushtarëve amerikanë.

- Advertisement -

Këta të fundit, do të vendosen kryesisht në Poloni e Rumani. Një pjesë e tyre do të vënë rrënjë në Gjermani, për të qenë më pas gati të nisen, nëse konflikti përshkallëzohet.

Një akuzë tjetër nga Kremlini, është ajo se kjo lëvizje, mund t’i japë zemër Kievit për të shmangur detyrimet e marrëveshjes së Misnk-ut. Një marrëveshje, të cilën vetë Moska e ka shkelur kur mësyu në Krime në vitin 2014 dhe e aneksoi rajonin gadishullor.

- Advertisement -

Pentagoni gjithsesi, mbetet i qartë. Është me rëndësi që Vladimir Putinit, t’i sinjalizohet se çështja është serioze.

“NATO është me rëndësi për SHBA-të dhe kjo ka shumë rëndësi për aleatët tani”, do të deklaronte zëdhënësi për shtyp i Pentagonit, John Kirby.

Një “plan” i Putinit për të pushtuar Ukrainën, ende nuk ka dalë në dritë.

Sakaq, për gjithë perëndimorët, zgjidhja është një dhe e dukshme – ajo diplomatike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit