10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çifti kosovar erdhi për pushime në Kosovë, duke qenë në Austri në karantinë

Rekomandime

Pavarësisht që ishin të izoluar në karantinë për shkak te infektimit me Covid -19, një çift kosovar nga Linzi i Austrisë bashkë me djalin e tyre kanë udhëtuar për pushime në Kosovë.

Të martën, “shkelësit e rregullave të karantinës” në Linz u dënuan me tre muaj burg me kusht, shkruan albinfo.at.

- Advertisement -

Testet pozive të dëshmuara me virusin korona dhe njoftimi se ata duhet të rrinë të izoluar në karantinë, nuk e kanë penguar një çift nga Linz-i të udhëtojë gjatë muajt gusht të vitit 2021 për në Kosovë. Bashkë me ta ishte edhe djali i tyre i infektuar po ashtu me Covid -19.

Në Kosovë, bashkëshorti 45-vjeçar madje është dashur të trajtohet në një klinikë private për një javë për shkak të sëmundjes, raporton krone.at. Së bashku me gruan e tij 42-vjeçare, ai tash pas pesë muajsh u desh të dalë para gjyqit në Linz, për akuzën mbi dyshimin për rrezikimin e qëllimshëm të njerëzve me një sëmundje ngjitëse.

Vendimi gjyqësor: Tre muaj me kusht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit