3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Aeroplani që u nis nga Prishtina për në Basel detyrohet të kthehet mbrapsht, i kris xhami gjatë fluturimit

Rekomandime

Aeroplani i kompanisë ajrore “ETF Airways” që sonte u ngrit nga aeroporti i Prishtinës për të fluturuar drejt Baselit, është detyruar të kthehet prapë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak të një problemi teknik.

Fluturimi për në Basel të Zvicrës nga Aeroporti i Prishtinës dështoi pas rreth 40 minutave. Kjo për shkak të një krisje në xhamin e përparmë të aeroplanit.

- Advertisement -

Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se ka dështuar fluturimi i aeroplanit të kompanisë “EFT Airways” i cili pati të shkojë aterrojë në Basel.

Gazeta Express ka kontaktuar këngëtarin Muhamet Sejdiu i cili udhëtonte me këtë aeroplan për në Zvicër.

- Advertisement -

Sejdiu ka thënë se derisa aeroplani ishte në hapësirën ajrore të Bosnje dhe Hercegovinës, diku pas 40 minutave fluturim, udhëtarët janë njoftuar se aeroplani ka një problem teknik.

“Jemi nisur normalisht edhe pse dhjetë minuta vonesë. Pasi kemi fluturuar rreth 40 minuta, diku në Bosnje dhe Hercegovinë, piloti i aeroplanit ka njoftuar se ekziston një problem teknik në aeroplan dhe duhet kthyer në Prishtinë”, ka thënë Sejdiu.

- Advertisement -

Këngëtari siguroi se dëmtimi ishte në xhamin e kabinës së pilotit të aeroplanit, për shkak se derisa ishte duke dalë nga avioni, e kishte parë xhamin e krisur.

“Kur ne zbritëm ishte dera çel e kabinës së pilotëve dhe pamë se ka krisur xhami i përparmë i aeroplanit”, ka thënë Sejdiu.

Gazeta ka kontaktuar zëdhënësen e Aeroportit të Prishtinës, por kjo e fundit nuk ka qenë e qasshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit