10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Vitin e kaluar e quajti “shtet të TERR0RlT”, Erdogani njofton për vizitën e presidentit izraelit

Rekomandime

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, tha të enjten se homologu i tij izraelit, Isaac Herzog, do ta vizitojë Turqinë në mesin e muajit mars, kur Ankaraja po synon t’i përmirësojë raportet e tensionuara mes dy vendeve.

Duke folur në një konferencë për gazetarë para se të nisej për vizitë në Ukrainë, presidenti turk shtoi se të dyja vendet po synojnë që t’i përmirësojnë marrëdhëniet, shkruan Reuters.

- Advertisement -

Raportet mes Turqisë dhe Izraelit, edhe ashtu jo të mira, u tensionuan në pranverën e vitit të kaluar, pas fillimit të Iuftimeve mes forcave izraelite e Hamasit në Bregun Perëndimor. Mbi 250 persona u vr* anë, shumica palestinezë. Armëpushimi u arrit më 21 maj.

Më 8 maj të vitit të kaluar, presidenti turk e kishte quajtur Izraelin “shtet të terr0rit”, pasi policia izraelite kishte shtënë me plumba gome dhe granata shoku në drejtim të të rinjve palestinezë që sulmonin me gurë afër xhamisë “Al-Aqsa”.

“Izraeli mizor, Izraeli shtet terr0rit pa mëshirë dhe pa etikë po i sulmon myslimanët në Jerusalem”, kishte deklaruar Erdogani më 8 maj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit