7.5 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kina i dërgon fshehurazi Serbisë sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtri

Rekomandime

Aleati i Rusisë, Serbia pranoj një sistemi të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion të mbuluar këtë fundjavë.

Kjo po ndodhë mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e Iuftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon, shkruan AP.

- Advertisement -

Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin ‘Nikola Tesla’ të Beogradit.

Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.

- Advertisement -

“Pamja e Y-20 ngriti vetullat sepse ata fluturuan masivisht në krahasim me një seri fluturimesh me një avion,” shkroi revista online The Warzone.

“Prania e Y-20 në Evropë në çdo numër është gjithashtu një zhvillim mjaft i ri.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit