8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Tahiri: Po t’i dëgjonim zërat që ishin kundër konferencës së Rambujesë, Serbia nuk do bombardohej nga NATO

Rekomandime

Në 23 vjetorin e konferencës së Rambujesë, ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kjo ngjarje ka sjellë rezultate historike si paqen, lirinë dhe pavarësinë.

“Ndali gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në vitin 1999. Falë intervenimit ushtarak amerikan dhe të NATO-së kundër Serbisë, që u bë e mundur dhe falë vendimit tonë si delegacion i Republikës për ta pranuar Marrëveshjen e Rambujesë”.

- Advertisement -

“Më kujtohen qartë se ka pasur zëra që kanë qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë, sikur ti dëgjonim zërat e tillë, Serbia do të mbetej e pabombarduar dhe lufta dhe tragjedia do vazhdonte në Kosovë. Marrja e vendimeve të drejta në kohë të duhura mund të ndryshojnë historinë e një kombi, prandaj vendimi që morëm në Rambuje na bëri një komb i lirë, pas shtypjesh ndër shekuj çdo herë ndihem krenare që isha pjesë e këtyre ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, ku përcaktuam fatin e lirisë të kombit tonë, një kombi trim, guximtar, qëndrestar, vetdijësues pa pyetur për çmimin e lirisë”,ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit