1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Reagon SHBA dhe BE pas rënies së qeverisë në Mal të Zi

Rekomandime

Pas rënies së qeverisë në Podgoricë ka ardhur edhe reagimi nga SHBA dhe BE.

SHBA presin që liderët e zgjedhur në Mal të Zi, përmes dialogut dhe në përputhje me proceset demokratike, të punojnë së bashku në formulimin konstruktiv të rrugës për qytetarët e Malit të Zi.

- Advertisement -

SHBA do të bashkëpunojnë me secilën qeveri demokratike, që siguron avancimin e Malit të Zi në rrugën euroatlantike, përfshirë anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian, forcimin e anëtarësisë në NATO dhe përkrahjen e vlerave të përbashkëta.

Rëniet e qeverive, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Ambasada e SHBA-ve në Podgoricë janë “pasqyrim i demokracive parlamentare, ndërsa e drejta për protesta të qeta është e drejtë themelore demokratike”.

SHBA janë të gatshme të bashkëpunojnë me shumicën në pushtet, e cila Malin e Zi do ta çojë drejtë integrimeve evropiane.

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë në Mal të Zi. BE ka ftuar të gjitha partitë politike në vend që të punojnë bashkërisht në avancimin e reformave që lidhen me BE-në, në frymë konstruktive dhe në interes të qytetarëve të Malit të Zi.

“Formimi i qeverisë është përgjegjësi e aktorëve politik, ndaj besojmë që kjo të ndodhë dhe nuk do të ketë shtyrje”.

- Advertisement -

Zëdhënesja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero thotë, se BE-ja pret që qeveria të merret me çështjet jetike të qytetarëve dhe të avancojë në drejtim të procesit të integrimit”.

Në Mal të Zi formimi i qeverisë vazhdon të jetë temë e ditës. Përfaqësues të shumicës qeveritare kanë përsëritur qëndrimet që zgjidhja duhet gjetur në radhët e tyre e kurrsesi të përfshihet në të Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit.

Mirëpo, siç shihet në një mjedis të tillë siç është Mali i Zi, ku ndasitë janë gjithnjë e më të mëdha, bisedimet nuk do të jenë të lehta, mbase për këtë nga të gjitha palët nuk përjashtohet as shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të hënën (7.02) Parlamenti i Malit të Zi do të mblidhet në një tjetër seancë të jashtëzakonshme ku do të debatohet për shkarkimin e kryeparlamentarit Aleksa Beçiq.

Deri tani Partia Socialiste Popullore dhe Fronti Demokratik pro serb kanë thënë, se nuk do të votojnë për shkarkimin e tij, ndërkohë që URA e drejtuar nga Dritan Adbazoviq do të ketë konsultime brenda radhëve të koalicionit dhe prej tij do të varet se si ato do të votojnë.

Iniciativën për shkarkimin e kryetarit të parlamentit Beçiq e kanë nënshkruar 38 deputetë të partive opozitare DPS, socialdemokratët, Partia Social-demokratike, ajo Liberale, Partia Boshnjake dhe Koalicioni Shqiptar. Për shkarkimin e kryetarit të parlamentit nevojiten 41 vota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit