7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Bislimi iu çon letër kongresistëve amerikanë që i shkruan Bidenit për Serbinë: Tërhiqni nënshkrimet, aty ka të pavërteta

Rekomandime

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, u ka dërguar një letër kongresistëve amerikanë që i kanë shkruar presidentit Joe Biden për Serbinë.

Bislimi ka shkruar në Facebook se kongresistëve ua ka bërë me dije se letra që i është dërguar Presidentit Biden është e mbushur me të pavëarteta.

- Advertisement -

“Po ju shkruaj sot në cilësinë time si ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të shprehur brengosjen time të sinqertë në lidhje me letrën tuaj drejtuar Presidentit Biden për Serbinë të datës 4 shkurt 2022, e cila u nënshkrua edhe nga 14 kolegë tuaj”, ka shkruar Bislimi. Jam lindë e rritë në Kosovë, kam përjetuar okupimin brutal serb të vendlindjes sime si fëmijë, e si i ri (adoleshent) kam qenë refugjat i ndarë prej familjes sime gjatë Iuftēs së Kosovës 1998-99. Më vonë, kam pasë mundësinë që të studijoj e jetoj në SHBA, duke përfshirë edhe angazhimin në stafin e Komitetit për Marrëdhënje Ndërkombëtare të Kongresit nën udhëheqjen e të ndjerit Tom Lantos në fillim të viteve 2000. Si person që sheh në Kongresin e SHBA-ve gardianin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, jam thellësisht i shqetësuar me përmbajtjen jo të saktë të letrës suaj e aq më shumë me prezentimin skajshmërisht të pasaktë që i bëhet Serbisë”, ka shkruar ai.

Tutje, Bislimi në letrën e tij ka përmendur edhe vr*asjen e vëllezërve Bytyçi.

“Tutje, letra juaj sikur harron të theksojë diçka që përmendet në secilin takim apo shkëmbim letrash nga zyrtarët amerikanë me Serbinë: vr* asjen brutale të tre qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare, vëllezërve Bytyçi. Ata u vr* anë në fund të Iuftës në Kosovë më 1999. Serbia ende nuk i ka sjellur para drejtësisë kryesit e këtij KRlMl. Të lihet anash ky fakt është thuajse përpjekje për të fshehur një krim serb ndaj qytetarëve të SHBA-ve. Asnjë Anëtar i Kongresit nuk duhet të lë anash një KRlM të tillë ndaj shtetasëve amerikanë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Në letrën e tij dërguar kongresistëve, Bislimi ka shkruar se nuk qëndrojnë pretendimet e shkruara në letrën e tyre se Serbia dhe SHBA gëzojnë marrëdhënie të sinqertë në aspektin e sigurisë, pasi Serbia e konsideron NATON-n si agresore.

“Letra juaj pretendon se Serbia dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të sinqertë në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, por kjo nuk qëndron. Realisht, Serbia e konsideron NATO-n agresore dhe historikisht ka shërbyer si dorë e zgjatur e Rusisë për t’u përzier në çështjet e brendshme të Evropës. Në krejt Evropën, nuk ka aleat më të madh e më lojal të Rusisë sesa Serbia. Ju rikujtoj se është po kjo Serbi që më 2019 bleu sistemin e mbrojtjes raketore ajrore S-400 nga Rusia përkundër kërkesës amerikane që të mos e bënte një gjë të tillë. Është po kjo Serbi që më 2011 i lejoi Rusisë të ndërtonte një bazë ushtarake në Nish, duke i dhënë kështu Rusisë mundësinë të balancojë prezencën ushtarake amerikane në Bondsteel të Kosovës”, ka shkruar Bislimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit