5.3 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Paralajmërimi i protestave nga serbët në Veri: Njësitet Speciale nisen drejt Mitrovicës

Rekomandime

Paralajmërimi i serbëve për protesta, gjatë ditës së sotme, ka bërë që Njësitet Speciale të Policisë të nisen drejt Mitrovicës.

Këto Njësite janë nisur nga kampi ‘Vrella’ në drejtim të Mitrovicës.

- Advertisement -

Nënkryetar i Listës Serbe, Dallibor Jevtic, ka paralajmëruar për sot një protestë të komunitetit serb.

Jevtic, i cili është gjithashtu kryetar i Komunës së Shtërpcës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, tha se të premten (më 25 mars), pra sot, serbët në jug dhe në veri të Ibrit do të mbajnë protesta paqësore me mesazhin “askush në shekullin e 21-të nuk i mohon të drejtat themelore të njeriut”.

Krejt kjo po bëhet si shkak i ndalimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, nga Qeveria.

- Advertisement -

Ndersa Policia e Kosoves ka informuar se lëvizja e autoblindave të Njësive Speciale, nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar dhe lëvizja e tyre është e zakonshme.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelan tha se lëvizjet e Policisë janë të zakonshme dhe nuk lidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, tha Kelani

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit