Pas një sëmundje të shkurtër ka vdekur biznesmeni i njohur nga fshati Syriganë i Komunës së Skënderajt, Rexhep Rushiti.
Lajmin e kanë dhënë për rajonin, familjarët e Rexhepit. Rexhepi përveç që ishtë biznesmen i njohur ai njihet edhe si ish drejtori i fabrikës së Municionit të Gjuetisë “Trepça” në Skënderaj dhe me vonë i fabrikës së plastikës “Koplast”.
Poashtu i ndjeri njihej edhe si humanist pasi që ka ndihmuar shumë njerëz në gjendje të rëndë sociale kurse pas luftës ishte ndër biznesmenet më të suksesshëm në nivel vendi.