Edhe publicisti Veton Surroi ka komentuar projektin e Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë në kohën e qeverisjes së Rexhep Mitrovicës.
Veton Surroi, i cili është djali i Rexhai Surroit, funksionarit të Kosovës komuniste në ish-Federatën Jugosllave, ka publikuar një fotografi në të cilën Xhafer Deva shfaqet në shoqërinë e një oficeri të Vermachtit gjerman dhe një ish-lideri çetnik serb.
Një oficer i Vermaktit [Forcave të Armatosura të Gjermanisë Naziste, v.j] me dy kolaboracionistët: liderin çetnik Kosta Peçanac dhe Xhafer Deva. Podujevë/ 1941”, shkroi Surroi.
“Kosova e pavarur, ishte ndërtuar me vuajtje, por përfundimisht si një fitore kundër anti-fashizmit, forcës Transatlantike që triumfoi mbi këtyre në fotografi”, tha Surroi, në një reagim në Twitter të martën.
A Wehrmacht officer with two collaborators : Chetnik leader Kosta Pećanac and Xhafer Deva.Podujevë/o, 1941. A blunt history lesson.
An independent Kosovo was painfully but finally built as a victory of antifascism, the Transatlantic force that won over those of the picture. https://t.co/U46qt89hIJ pic.twitter.com/N5D5aReNau— VetonSurroi (@VSurroi) February 7, 2022
Politikani nga Mitrovica, Xhafer Deva, ka marrë vëmendje tash, gati 44 vjet pas vd* ekjes së tij.
Pas gjithë kësaj kohe, Ministria e Kulturës në Kosovë ka marrë përsipër ta restaurojë shtëpinë e dikur ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.
Por, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar me shqetësim pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, duke treguar se ai kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjen0cidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. S’ka zbardhje të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose KRlMET e Iuftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas #MbroFaktet”, ka shkruar Rohde.
Projekti i MKRS-së është paraparë të përfundojë në fund të këtij viti. Kostoja e restaurimit është paraparë të jetë 300 mijë euro.