7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Xhavit Haliti: Prindon Sadriu ishte shkarkuar si këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë

Rekomandime

Zotëriu i Parë i shtetit, Prindon Sadriu në një deklaratë skandaloze të bërë të hënën, i ka quajtur mediat në vend si ‘ndërmarrje e përbashkët KRlMlNALE’.

E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme ka thënë për Periskopin se gjykatat janë vendet që duhet të zgjidhen këto çështje.

- Advertisement -

Prindon Sadriu që është shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka sulmuar mediat (dhe nuk është hera e parë) të cilat i quajti ndërmarrje KRlMlNALE.

Meqë Sadriu mbanë pozitë diplomatike do të duhej që Komisioni për Punë të Jashtme të reagonte, por deri më tani nuk ka asnjë reagim. I vetëm ishte deputeti Xhavit Haliti, që është pjesë e këtij Komisioni.

Haliti ka thënë se në demokraci problemet duhet të zgjidhen në gjykatat.

- Advertisement -

“E drejta e fjalës në demokraci është e barabartë për të gjithë. Mendoj që s’është privilegj vetëm i gazetarëve. Në demokraci, kontestet zgjidhen në gjykata, përmes debateve publike në medie etj… komisioni parlamentar për politikë të jashtme nuk ka kompetenca me gjykuar askënd nëse dëshironi të keni përgjigje nga Komisioni drejtojuni zyrtarisht dhe me siguri do merrni përgjigje”, ka thënë ai.

Me tej, Haliti ka përmendur se Prindon Sadriu ishte shkarkuar nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

- Advertisement -

“Ai ka qenë edhe këshilltarë i ish Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë dhe është shkarkuar. Arsyet e shkarkimit besoj që i din edhe Presidentja”, ka thënë ai.

Ndërkohë, deri më tani, nuk kemi pasë asnjë reagim nga ana e Qeverisë, Zyrës së Presidentes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për gjuhën denigruese të zyrtarit të tyre, Prindon Sadriu.

Gjuha e linçuese e Sadriut është dënuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe anëtarë e organizata të ndryshme joqeveritare.Nuk dihet nëse do të merren masa ndëshkuese ndaj bashkëshortit të presidentes, Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit