6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Anëtarja e VV’së i shkruan Kurtit për transferin e fundit: Po mungo vetëm Gëzim Kelmendi dhe Shefqet Krasniqi për ta kompletuar mozaikun

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kohë që flirton me myslimanët, ai së fundi ka marrë në parti teologun, Mustafë Bajramin, e për këtë kanë reaguar militantë të VV’së, duke u shprehur të dëshpëruar më prurjen e fundit, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Prurja e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje ka ngjallur shumë pakënaqësi tek simpatizues por edhe anëtarët e VV’së. Teologu Mustafa Bajrami, nuk ka qenë edhe aq i pëlqyer, ku ka ngjallur polemika të ndryshme.

Kryetarja e njërës nga degët e Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë, Gresa Ramadani, i ka shkruar Kurtit se VV’së po i mungo vetëm Gëzim Kelmendi dhe Shefqet Krasniqi për ta kompletuar mozaikun.

Ajo tutje ka thënë se as Labinote Demi, deputetja e VV’së, dhe as Xhevdet Malokun, prurja e disa ditëve më parë nga partia ‘Fjala’, nuk përfaqësojnë programin kombëtar të VV’së.

- Advertisement -

Ramadani i ka shkruar tutje Kurtit se me prurjen e këtyre personave në VV, po lëndon shumë zemra.

“Labinoten e kena, Xhevdetin po tash ky, po i presim Gëzim Kelmendin edhe Shefqet Krasniqin edhe mozaikun po e kompletojmë!!!!

- Advertisement -

Asnjoni prej emrave që ceka më lart nuk mund të na përfaqësojnë në programin tonë kombëtarë .

Me këta persona po lëndon shumë zemra, dhe ta dish që asnjëri nuk do të jetë për ty aty kur ti ke nevojë, ndërsa NE PO!”, ka shkruar Ramadani.

Por, ka pasur edhe simpatizantë të tjerë që kanë shprehur pakënaqësi përmes komenteve në postimin që sot Kurti ka bërë, rreth transferit të fundit në Vetëvendosje.

Duhet theksuar se Bajrami nuk është hera e parë që po i bashkohet një partie politike. Hiç më larg se vitin e kaluar, në gusht, ai i ishte bashkuar Ramush Haradinajt në AAK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit