1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vjosa Osmani: S’lejojmë Asociacion siç e kërkon Serbia

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur rreth krijimit të mundshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Osmani duke folur për këtë temë ka thënë se institucionet e vendit s’do të lejojnë krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, që do të rrezikonte funksionalizimin e shtetit.

- Advertisement -

Ajo në një intervistë për RTK-në tha se vazhdon ta ketë qëndrimin e njëjtë sikur më 2013, kur kishte votuar kundër marrëveshjes së Brukselit.

Asociacioni ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e Brukselit ka qenë ndër dokumentet më të dëmshme sa i përket sovranitetit dhe funksionalitetit të brendshëm të Kosovës.

Por, ishte mirë që Gjykata Kushtetuese e ndalojë si të tillë, por dëmi akoma vazhdon sepse në disa raste ka ende njerëz në BE që kërkojnë që ajo të aplikohet ashtu siç është nënshkruar në Bruksel.

- Advertisement -

Sidoqoftë jemi me fat që pas takimeve të shumta, SHBA-të e kanë thënë qartë se nuk do ta përkrahin asnjë Republika Srbska, asnjë pushtet të ndërmjetmë dhe as kompetenca ekzekutive.

Kjo është ndër zhvillimet më të rëndësishme sa i përket asociacionit.

- Advertisement -

Nuk mund të ketë asnjë model që na shpie drejt bosnjëzimit të Kosovës, asnjë model që i jep kompetenca ekzekutive dhe e krijon asociacionin si një pushtet të tretë dhe asnjë model që e defunksionalizon Kosovën sepse tek e fundit neve nuk na duhet ulësja në OKB nëse jemi shtet totalisht i dështuar përbrenda, shtet i cili nuk funksionon dhe shtet në të cilin gjithmonë një rajon do të dëshiron të shkëputet”, tha Osmani.

Po ashtu, Osmani tha se as Pako e Ahtisarit askund nuk ka thënë që komunat me shumicë serbe mund të bëhen bashkë për të krijuar një pushtet të tretë, i cili krijon jofunksionalitet, i cili merr sovranitet nga niveli nacional e i cili nesër pasnesër mund të shndërrohet në Republika Srbska.

Në anën tjetër, Osmani ka pranuar se ka një intensifikim për dialogun Kosovë-Serbi, referuar vizitave të fundit të emisarëve evropian e amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit