4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gashi: Qeveria bën gabim nëse tërhiqet, ambasadori gjerman e ka detyrim të japë 200 mijë euro për shtëpinë e Devës

Rekomandime

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se Qeveria nuk bën të tërhiqet nga projekti për renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës dhe se ajo shtëpi duhet të bëhet muze.

Gashi po ashtu ka thënë se ambasadori gjerman e filloi të gjithë debatin për këtë çështje dhe ka shtuar se tani ai vetë duhet t’i japë 200 mijë euro pasi detyroi dy organizata të tërhiqen nga ai projekt. Gashi po ashtu thotë se njëjtë duhet të veprohet edhe me shtëpinë ku ka jetuar politikani Fadil Hoxha. Sipas Gashit, është e rëndësishme që në këto shtëpi të prezantohen të gjitha faktet dhe argumentet që pastaj të jetë populli ai që gjykon e të mos krijohet fushatë glorifikimi apo denigrimi ndaj figurave historike.

- Advertisement -

“Mendoj se është gabim i madh nëse tërhiqet Qeveria nga projekti i renovimit të shtëpisë. Këtë e filloi ambasadori gjerman dhe i detyroi ato dy organizatat të tërhiqen. E ka detyrim që ato 200 mijë euro t’i japë vetë dhe të përfundojë ajo. Qoftë edhe nëse nga tipari i as të bëhet muze. Dhe duhet të bëhet muze për Xahfer Devën dhe Lidhjen e Dytë të Prizrenit por jo që të glorifikohet ai por as të denigrohet e të fyhet por të tregohet e vërteta me fakte dhe argumente. Bile dhe shtëpia e Fadil Hoxhës duhet të bëhet muze. Çfarë orendi ka pasur dhe çfarë libra ka lexuar. Pra anët pozitive dhe anët negative. bashkëpunimi i tij me Sava Dërleviqin. Shumica e ktyre që po na përmendin anët negative të Xhafer Devës, por asnjëri prej tyre nuk përmend krimet që komunistët i kryen pas vitit 1945. A ishte më e rëndë të bashkëpunohet me Sava Dërleviqin apo me këta”, tha Gashi në emisionin Pressing në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit