14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kërkoj mbajtjen e referendumit në Kosovë reagon Bosch “A është Stano budalla?

Rekomandime

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, i cili kërkoi që t’u mundësohej serbëve të Kosovës të votonin në referendum.

Bosch, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka quajtur Stanon “budalla”, duke thënë se serbët kanë mundur të votojnë në referendum përmes postës dhe zyrës së përfaqësimit, shkruan lajmi.net.“

- Advertisement -

“A është Stano budalla? Serbët kanë mundur të votojnë në referendumin e huaj, si kudo tjetër në një rast të ngjashëm, përmes postës ose përmes zyrës së përfaqësimit në kryeqytet në këtë rast në Prishtinë. Gjithçka është bërë siç duhet sipas ligjit ndërkombëtar”, thuhet në postim.

Ai ka shpërndarë një artikull të RTS-së ku njofton kërkesën e Stanos për lejimin e serbëve në Kosovë që të votojnë në territorin e Kosovës për referendumin e Serbisë.Postimi i plotë:A është Stano budalla? Serbët kanë mundur të votojnë në referendumin e huaj, si kudo tjetër në një raste të ngjashme, përmes postës ose përmes zyrës së përfaqësimit në kryeqytet në këtë rast në Prishtinë. Gjithçka është bërë siç duhet sipas ligjit ndërkombëtar.Pra, Stano, zëdhënës e zyrtar i BE-së nxjerr të pavërteta flagrante.
Turp!Stano: Serbëve duhet t’u mundësohej të votonin në referendum (RTS)Transmetuesi publik serb RTS raporton sot se Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin për mos-lejimin e serbëve në Kosovë të votojnë në referendum përbrenda shtetit dhe u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të gjejnë një marrëveshje që do t’u mundësojë serbëve të votojnë në zgjedhjet e prillit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se serbëve në Kosovë është dashur të mundësohet që të votojnë në referendum, përmes një mekanizmi të mbështetur nga OSBE-ja.“Votimi i serbëve në Kosovë me mbështetjen e OSBE-së është një praktikë e vendosur prej kohësh, e zbatuar disa herë nga viti 2012 deri në vitin 2020. Shprehim keqardhje që nuk u zbatua ky mekanizëm i njohur”, tha Stano.

- Advertisement -

Ai i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të fillojnë bisedimet për modalitetet e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme (serbe) në prill.

“Edhe pse nuk ka marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për këtë çështje në kuadër të dialogut, ne presim që palët të fillojnë negociatat për modalitetet që do t’u mundësonin serbëve të votojnë në zgjedhjet e organizuara nga Serbia në të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë një gjë të tillë”, tha ai.

- Advertisement -

Stano shtoi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk ka ngecur, por se ai vazhdon “çdo ditë”, përmes kontakteve me të gjitha palët.“Përfaqësuesi i Lartë Borrell foli javën e kaluar me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Fakti që nuk ka takime në nivelin më të lartë nuk do të thotë se nuk ka dialog. Një takim në nivel eksperti ose politik do të bëhet kur të vijë koha”, tha Stano.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit