0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Putin trembi Macron: Refuzoi të testohej pasi rusët mund t’i ‘vjedhnin’ ADN’në

Rekomandime

Emmanuel Macron refuzoi kërkesën e Kremlinit që të ai bënte një test rus për COVID-19 kur mbërriti për të takuar Presidentin Vladimir Putin këtë javë, për shkak të frikës se Rusia do të merrte ADN-në e tij.

Testi ishte protokoll i zakonshëm shëndetësor nga Rusia, por kjo ishte e papranueshme për liderin francez. Më vonë u raportua se Macron kishte refuzuar testin nga frika se ADN-ja e tij do të vidhej dhe keqpërdorej nga Rusia.

- Advertisement -

Si rrjedhojë e refuzimit për testim, Macron dhe Putin zhvilluan takim duke mbajtur distancën sociale mes vete, madje nuk u përshëndeten fizikisht për asnjë moment, raporton Reuters.

Zyra e Presidentit të Francës tha më pas se ky i fundit i ishtë nënshtruar një testi të shpejtë në Francë, por assesi nuk pranoi që të njëjtën gjë ta bëjë edhe me testin rus.

Të enjten, tre ditë pasi Macron dhe Putin patën takimin e tyre në distancë sociale, udhëheqësi rus priti Presidentin e Kazakistanit Tokayev. Të dy liderët shtrënguan duart dhe u ulën afër njëri-tjetrit, për dallim nga takimi i Putin’it me Macron.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit