13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Putin e përmendi disa herë Kosovën, vjen reagimi nga ShBA-të

Rekomandime

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se Amerika është me Kosovën dhe Bosnjën absolutisht, sipas saj nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e presidentit Joe Biden.

Presidenti amerikan Joe Biden është “absolutisht” i kosovarëve dhe boshnjakëve. Derisa frika për ndonjë destabilizim eventual në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë është rritur pas rrethanave të reja që krijoi agresioni rus në Ukrainë, një përsëritje e garancisë se këto dy shtete vazhdojnë ta kenë në krah SHBA-në erdhi nga Shtëpia e Bardhë.

- Advertisement -

Në një konferencë për media, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, është pyetur për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia dhe Kina përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, ishte pyetja që mori Psaki.

“Absolutisht. Ju lutem – ju lutem përcilleni këtë drejtpërdrejt”, ishte përgjigjja e shkurtë e saj.

- Advertisement -

Ndërkohë, mbështetjen për këto dy shtete e garantoi dje edhe një lider perëndimor. Kancelari austriak, Karl Nehammer, në konferencën e tij për media në Prishtinë, tha se në rast të ndonjë cenimi të mundshëm të sigurisë, “Kosova dhe Bosnja e Hercegovina duhet ta dinë që s’janë vetëm”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit