Izraelitët po blejnë masivisht telefona celularë “të lodhur” sepse kanë frikë nga mbikëqyrja e policisë.
Importuesi i telefonave celularë Nokia tha se shitjet e telefonave të thjeshtë në Izrael u rritën me 200 për qind javën e kaluar.
Sipas Times of Israel, kjo është për shkak se izraelitët nuk duan t’i përgjohen celularët me softuer të sofistikuar. Shqetësimet u rritën pasi u njoftua se policia po vëzhgonte një numër të madh të personave.
Telefonat celularë të thjeshtë ose ata që nuk bëjnë pjesë në atë që quhet telefona inteligjentë, kanë qasje të kufizuar në internet dhe aplikacionet si WhatsApp, Telegram dhe të tjera nuk mund të përdoren në to.
כבר שנים שכולם שואלים איך אני מסתדר בלי סמארטפון – היום כולם מבינים שאני מסתדר מצוין! pic.twitter.com/nC5HFOTDkv
— אביגדור ליברמן (@AvigdorLiberman) February 7, 2022
Më 7 shkurt, gazeta Calcalist raportoi se telefonat celularë të zyrtarëve të lartë, aktivistëve, gazetarëve, si dhe anëtarëve të familjes dhe këshilltarëve të ish-kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ishin monitoruar. Kjo kontribuoi në shitjen e 4000 modeleve më të vjetra të Nokias.
Importuesi i prodhuesit finlandez të telefonave celularë në Izrael, Liav Rion, deklaroi se vetëm hakerat dhe qeveria mund ta dinë se sa të sigurta janë në të vërtetë modelet e vjetra të telefonave celularë. Megjithatë, ai vuri në dukje se ata nuk mund të përdorin aplikacione që mund të përdoren në telefonat inteligjentë dhe që mbledhin një sasi të madhe të dhënash.
Edhe ministri izraelit i financave Avigdor Lieberman ka një celular të tillë “Unë jam pyetur për vite se si mund të punoj pa një smartphone. Tani të gjithë e dinë që unë punoj shkëlqyeshëm”, shkroi Lieberman në Twitter.
Gjeneratat e vjetra të telefonave celularë Nokia janë të njohura në mesin e disa izraelitëve ultra-ortodoksë, të cilët jo gjithmonë duan të kenë qasje në internet, por që duan të jenë të disponueshëm kur nuk janë në shtëpi.
Celularë të tillë përdoren edhe nga të moshuarit të cilët e kanë disi më të vështirë përdorimin e celularëve inteligjentë.