Në qytetin e Leskocit në Serbi janë shkruar në murin e një shtëpie grafite anti-shqiptare.
“Digjni shtëpitë e shqiptarit”, shkruhet në grafite, foto që janë publikuar nga tifo grupi i skuadrës së Gjilanit, “Ultras Skifterat”.
Sipas një postimi të tyre në Facebook ky veprim me grafite antishqiptare përbën nxitje të urrejtjes dhe thirrje për represion në baza etnike me qëllim dëbimin e shqiptarëve në Medvegjë dhe tërë Kosovën Lindore.