11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

ShBA-ja kërkon zyrtarisht arrestimin dhe ekstradimin e ish-presidentit të një shteti

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Hondurasi që ta arrestojë ish-presidentin Juan Orlando Hernandez me qëllim të ekstradimit në ShBA, konfirmuan të hënën zyrtarët amerikanë.

Disa policë dhe ushtarë e rrethuan lagjen ku ndodhet shtëpia e Hernandezit të hënën në mbrëmje, shkruan Associated Press.

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme e Hondurasit fillimisht tha se e ka njoftuar Gjykatën Supreme të Drejtësisë se ambasada amerikane në këtë vend e ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e një politikani Honduras për qëllim të ekstradimit.

Ministria nuk tregoi se për cilin politikan bëhet fjalë. Por nënpresidenti i Hondurasit, Salvador Nastralla, konfirmoi për agjencinë “Associated Press” se në këtë kërkesë të Shteteve të Bashkuara përmendet Hernandez-i.

Më vonë, kryetari i Gjykatës Supreme të Drejtësisë thirri seancë urgjente të të gjithë anëtarëve të këtij organi për të martën në mëngjes për të caktuar një gjykatës që ta shqyrtojë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e ish-presidentit Hernandez.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, Nicole Navas, refuzoi të komentonte. Departamenti i Shtetit pyetjet për koment i referoi te Departamenti i Drejtësisë.

Avokati i Hernandezit, Hermes Ramirez, i akuzoi autoritetet se kanë qenë të padrejta ndaj ish-presidentit Ai tha se Hernandezi ndodhet brenda rezidencës “Tegucigalpa”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit