9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

NATO: Nuk kemi parë asnjë shenjë tërheqjeje nga Rusia deri tani

Rekomandime

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se deri tani nuk është parë asnjë shenjë tërheqjeje nga ana e Rusisë deri tani, pasi Moska tha se po largonte trupa nga kufiri me Ukrainën.

“Nuk kemi parë asnjë shenjë çtensionimi deri tani nga Rusia në kufi me Ukrainëin”, tha Stoltenberg. “Rusia ka mbledhur trupa të shumtë brenda dhe rreth Ukrainës, në një lëvizje të paprecedentë që prej Luftës së Ftohtë. Tani, gjithçka është gati për një sulm. Por Rusia ka ende kohë që të tërhiqet, të mos përgatitet për luftë dhe të nisë punën për zgjidhje paqësore”.

- Advertisement -

Stoltenberg shtoi se ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vijojë. “Kjo na jep baza për të qenë optimistë. Por deri tani nuk kemi parë asnjë shenjë të tërheqjes së trupave në terren”, tha Stoltenberg.

Ai foli para një takimi dyditor të ministrave të Mbrojtjes së Aleancës në Bruksel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit