Pavarësisht zotimit të Qeverisë se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kososvë, njëjtë sikurse e evitoi referendumin e 16 janarit, një muaj më vonë, Serbia nuk do t’ia dijë për këtë.
Shteti serb ka sfiduar “nervat” e Qeverisë së Kosovës edhe një herë.
Sonte, Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka vendosur që të themelojë komisione lokale zgjedhore nëpër qytete të Kosovës.
Vendimi i njoftuar nga media “Danas”, bën me dije se do të themelohen komisione lokale në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan e Gorë.
Një intervenim i tillë i Serbisë tashmë ishte bërë i ditur qysh kur u ndal referendumi i janarit.
Qytetarët serbë kishin paralajmëruar se asgjë nuk do t’i ndalte të votonin nga Kosova në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit.