19.7 C
Pristina
Tuesday, May 30, 2023

Aziz Salihu e quan veten sportisti i shekullit, tregon çka bisedoi me Milot Rashicën para dy ditëve

- Advertisement -

Të rekomanduara

Sportisti i shekullit, ashtu siç parapëlqen ta quajë veten Aziz Salihu, ka dhënë një intervistë të shkurtë për Gazetën Onlinë Reporteri.net ku ka zbuluar se ka pasur një takim me Milot Rashicën.

Ish-medalisti olimpik, në një ‘Vox Pop’ ka rrëfyer se se si ai ka ndikuar që sot bota ta njohë Kosovën falë sukseseve të tij në boks.

“Si sportist i shekullit, me të vërtetë sporti e ka bo punën që me njoftë bota Kosovën, me emnin tem e me shumë e shumë sportista edhe sporti oshtë ambasador”, ka thënë fillimisht Salihu.

Ai ka rrëfyer poashtu se para disa ditëve ka qenë në Bremen të Gjermanisë ku u prit nga ylli kosovar që luan për Werderin e Bremenit, Milot Rashica.

- Advertisement -


“Kesh me Rashicën u pashë me të para dy ditëve në Bremen, qaq shumë u g’zu kur um pa mu, e është knaqsi kur sportisti i madh e pret sportistin e madh – të shekullit”, ka thënë Salihu për ‘Reporteri.net’.

Ndryshe, Aziz Salihu është sportisti i parë kosovar që ka arritur të marrë pjesë në tre lojëra Olimpike, ku edhe kishte fituar medaljen e bronztë në vitin 1984 në Los Angeles të Amerikës.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -