11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Biden: Sulmi rus fillon ditëve të ardhshme, s’kam pse të flas me Putinin

Rekomandime

Presidenti Joe Biden tha se beson se Rusia është në prag të pushtimit të Ukrainës, teksa amerikanët raportuan se grumbullimi ushtarak rus përgjatë kufirit ukrainas po vazhdon.

Biden iu bashkua aleatëve të NATO-s duke paralajmëruar se bombardimet në rajonin e Donbasit mund të jenë një përpjekje për të krijuar pretekstin për intervenim rus në territorin e Ukrainës.

- Advertisement -

Ai u tha gazetarëve: “Çdo tregues që kemi thotë se ata janë të përgatitur për të shkuar në Ukrainë, për të sulmuar Ukrainën… Mendimi im është se kjo do të ndodhë në ditët e ardhshme.”

Presidenti i bëri komentet e tij ndërsa Rusia dorëzoi përgjigjen e saj të shumëpritur ndaj propozimeve të Amerikës dhe NATO’s për sigurinë evropiane, duke kërkuar tërheqjen e plotë të trupave të Aleancës Veriatlantike nga Europa Lindore.

Biden gjtihashtu tha se nuk do të fliste më me liderin rus, Vladimir Putin. Dy liderët zhvilluan një telefonatë javën e kaluar, megjithëse nuk pati ndonjë lëvizje në ngecjen e Ukrainës.

- Advertisement -

Ukraina mund të sulmohet në ҫdo ҫast sipas Perëndimit, mirëpo SHBA’të ende kërkojnë zgjidhje diplomatike të krizës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit