-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Jeta luksoze e Qazim Osmanit, bosit kosovar të kazinove të goditur nga EUROPOL-i

Rekomandime

Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane (EUROPOL), të mërkurën ka vënë në pranga Qazim Osmanin dhe vëllezërit e tij.

Siç raportoi gazeta kroate Jutarnji List, vëllezërit Osmani u kapën në Kroaci.

- Advertisement -

Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol. Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të K0KAlNËS, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

Qazim Osmani, i cili drejton një rrjet të kazinove në Evropë, bashkë me vëllezërit e tij, Bashkimin, Burimin dhe Bekimin, prej vitesh jetojnë në Gjermani. Atje kanë pasur probleme me drejtësinë për pasurinë, por bizneset i shtrijnë edhe në Spanjë, Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera europiane.

- Advertisement -

Në mediat evropiane, vëllezërit Osmani po përmenden si një klan i rëndësishëm, që sillnin K0KAlNË nga Amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Evropë.

Nga më të famshmit ndër vëllezër, Qazim Osmani, njihet me nofkën “Feliksi”. Ai është më i zbuluar në publik, në raport me tre vëllezërit e tij. Jeta e tij luksoze ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e mediave, kryesisht të atyre në Serbi, ku ka jetuar për një kohë.

- Advertisement -

Lidhjet e tij të dashurisë me këngëtare dhe modele serbe janë vënë nën “llupën” e mediave serbe për një kohë të gjatë. Dhe jo vetëm kaq. Edhe jeta e tij private është kapur nga paparacit.

Në internet qarkullojnë dhjetëra fotografi të cilat e shfaqin “Feliksin” në jahte e klube të natës.

Mediumi serb, “Kurir”, në vitin 2015 e përshkruante Osmanin “një don zhuan” rreth të cilit sillen e mbështillen yjet e estradës serbe.

Në një rrëfim për mediumin serbe, ai kishte thënë se të dashurave të tij nuk u dhuron banesa, automobila, por unaza.

“Nuk u fal automobila e banesa. I qeras me parfume, orë gardërobë “, kishte zbuluar biznesmeni shqiptar Osmani për gazetën e Beogradit “Kurir”.

“Pyetni femrat çfarë u pëlqen atyre tek unë. Ja, kjo afër meje, thotë se jam markant. Jam njeri i pasur, kam dy vajza e dy djem nga dy martesa. S’e kam ndër mend të martohem”, kishte thënë Osmani, i cili ka qenë në lidhje me Natasha Bekvalac, Ana Nikoliq, Sanja Maletiq, Manda Popoviq etj, të gjitha nga estrada serbe.

Osmani është i lindur në Koshare, Junik.

Si 16 vjeçar ka shkuar në Gjermani. Në vitet e 90 mediet gjermane kishin shkruar për të e për vëllanë e vet si ardhës të dyshimtë që “bënin kërdi” nëpër rrugët e e Reperbanit.

Në shkrimet e para e përshkruanin si ndihmës punëtori në restorant i cili gjatë natës organizon lojëra të pista bixhozi, ka shumë pari, vozit ferrari të kuq.

“Si 20 vjeçar jam bërë milioner. Edhe tani kam biznes kumari. Kam kudo shtëpi kumari dhe jam krenar me punën nga e cila mirë”, kishte thënë Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit