14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ushtaraku shqiptar: Nuk jam mercenar, tash dy vite jam në ushtrinë e Ukrainës

Rekomandime

Sergery Lavrov ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë, po tenton të përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën, në konfliktin me Ukrainën.

Në një intervistë për televizionin Russia Today, Lavrov deklaroi se “ kemi informacione që sugjerojnë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutohen për tu dërguar në zonën e Donbass”.

- Advertisement -

Shkak për këtë deklaratë të Lavrov është intervista në Top Channel e dy javëve më parë nga ish ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji i cili prej dy vitesh jeton në Ukrainë.

Ai është larguar nga ushtria shqiptare dhe vendimi i tij për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase është tërësisht privat dhe individual. Sakaq, pas kësaj interviste në Top Channel prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal ndaj Emanuel Bazanjit, bazuar në ligjin e vitit 2014 për pjesëmarrësit, në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, Emaniuel Bazanji nëse do të shpallet fajtor për këtë vepër penale rrezikon 10 deri 15 vite burg. Ky zhvillim që me sa duket nuk ka mbërritur ende në Moskë hedh poshtë pretendimin e Sergey Lavrov, se edhe nga Shqipëria janë duke u rekrutuar mercenarë për t’i çuar në Ukrainë.

- Advertisement -

I pyetur nga gazetari Top Channel për këtë deklaratë të ministrit Lavrov, bazanji tha se nuk është mercenar siç pretendon Rusia.

“Nuk më bën aspak përshtypje kjo deklaratë. Ka një muaj që televizionet ruse publikojnë foton time duke përdorur epitete të ndryshme. Unë nuk jam mercenar siç pretendon Rusia. Kam ardhur në Ukrainë përpara dy vitesh dhe jam pranuar në ushtrinë e Ukrainës përmes të gjithë procedurës, që atëherë dhe jo ditët e fundit” tha Bazanji.

- Advertisement -

Ndërsa për hetimin e iniciuar nga prokuroria e Elbasanit, Emanueli dha këtë koment.

“Duhet të kuptoni se unë jam subjekt eleminimi nga Rusia. Këtë çështje e kam biseduar me komandantët e mi këtu. Uroj që me veprimet e saja ndaj meje drejtësia shqiptare mos të duket nesër si pro-ruse. Jam përkrah ushtrisë së Ukrainës jo si njeri ilegal por përmes të gjithë dokumentacionit të duhur. Këtë çështje ia kam lënë ta zgjidhë qeveria e këtushme me atë shqiptare” deklaroi Emanuel Bazanji.

Sikurse shumë ushtarakë nga 27 vende të Botës, shqiptari Emanuel Bazanji është pjesë e Legjionit Gjeorgjian ku po qëndrojnë të gjithë të huajt të cilët i janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit