12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Gazetari serb: Putini mund ta njohë Kosovën në këmbim të heqjes së sanksioneve nga Perëndimi

Rekomandime

Boshko Jakshiq, gazetar dhe njohës i rrethanave të politikës së jashtme, ka thënë se njohja e Kosovës nga ana e Rusisë mund të ndodhë nëse shtetet perëndimore tërheqin sanksionet ndaj tyre.

Deklarata e tij erdhi pasi presidenti rus, Vladimir Putin, duke thënë se Donetsku dhe Lunhasku i Ukrainës janë të pavarura, përdori si analogji njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

- Advertisement -

“…Kjo do të ishte politikë që të kujton tregtinë e madhe, e cila nuk është e pazakontë në politikën botërore. Putini, për shembull, mund t’i kërkojë Perëndimit të heqë sanksionet ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë dhe aneksimin e ri të një pjese të konsiderueshme të rajonit Dombas. E pastaj e njeh Kosovën”, deklaroi ai për televizionin boshnjak ‘O Kanal’.

“Amerikanët mund të jenë të kënaqur nga kjo ofertë, sepse sigurojnë dhe hapin derën për autoritetet në Prishtinë që t’iu bashkohen OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, tha më tej ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit