-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vuçic: Duhet të bashkëpunojmë me shqiptarët por jo ta njohim pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Presidenti Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por duhet të bashkëpunojë me shqiptarët atje, për të krijuar besim mes palëve.

Deklarata kontradiktore u bë të premten gjatë një debati televiziv. “Serbia nuk duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por duhet të punojë me shqiptarët për të krijuar besim”, tha Vuçiç.

- Advertisement -

Ai shtoi se Serbia ka vuajtur padrejtësi të mëdha për Kosovën, dhe e quajtur “hapjen e kutisë së Pandorës” vendimin për ndryshuar kufijtë e ish-shteteve të Jugosllavisë.

Megjithatë, siç raporton N1, Vuçiqi pranoi se edhe veprimet e palës serbe nuk mund të quheshin “engjëllore”.

Vuçiqi tha se paqja në rajon duhet ruajtur, duke respektuar viktimat nga të dy palët, dhe përmes nismës së Ballkanit të Hapur, ku merr pjesë edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por jo Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

- Advertisement -

Sa i përket marrëdhënieve të Serbisë me NATO-n, Vuçiqi tha se nuk ka dilema, dëshiron të bashkëpunojë, por jo të jetë pjesë e aleancës.

“Serbia është një shtet neutral ushtarakisht dhe dëshiron të ruajë njerëzit dhe vendin e vet, të mbrojë qiejt e saj. Sot kemi një ushtri 10-fish më të fortë, jo për të sulmuar, por për t’u mbrojtur nga sulmet e më të fuqishmëve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit