Paqja në Evropë mund të ruhet vetëm nëse kufijtë pranohen “ashtu siç janë, nëse askush nuk synon t’i ndryshojë”, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz në fjalimin në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Në të njëjtën kohë mbetet detyra jonë, le të jenë edhe të vogla, të përdorim dyer duke lënë hapësirë për të hapur negociatat”, ka thënë Scholz, duke shtuar se “ne duam të angazhohemi por ne duam të negociojmë mbi bazat e parimeve tona”.
“Diplomacia nuk do të dështojë për shkak nesh”, theksoi ai.
Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se bota po sheh grumbullimin më të madh të trupave në Evropë që prej “ditëve më të zeza të Iuftes së Ftohtë”.
“Arsyeja e vërtetë që Bashkimi Evropian u krijua njëherë është sepse ne donim t’i jepnim fund të gjitha Iufterave evropiane”, ka thënë ajo në Mynih.
Leyen shtoi se ngjarjet në Ukrainë “mund të rikrijojnë tërë rendin ndërkombëtar”.