16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Njohja nga Spanja/ Vjen reagimi i parë nga LDK, kjo është kërkesa për qeverinë

Rekomandime

Mediat spanjolle sot kanë dhënë lajmin se qeveria e Pedro Sánchez përgatit një kthesë historike në qëndrimin e Spanjës për Kosovën me një njoftim që do të përfshijë njohjen e parë de facto të Kosovës që nga pavarësia e saj nga Serbia në vitin 2008.

E pas këtij lajmi të publikuar, ka ardhur reagimi i deputetit të LDK-së, Besian Mustafa.

- Advertisement -

Spanja është shteti më i madh i pesëshes së BE-së që nuk njohin ende Kosovën. Ajo së fundmi ka treguar nevojën për të përforcuar pozicionin e saj vendimarrës dhe ndikimin në politikën e jashtme të BE-së.

Njëkohësisht, duke rreshtuar edhe më tej politikën e saj të jashtme me Amerikën, Spanja synon avancimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve në rendin e ri ndërkombëtar që po shpaloset së fundmi”, ka shkruar Mustafa.

Më tej, ai shkruan se interesat e Kosovës dhe Spanjës janë në vi të njëjtë.

- Advertisement -

Këto dy nevoja duket të kenë çuar tek vendimi i Qeverisë spanjolle që së shpejti të hapë një zyre ndërlidhëse për çështje ekonomike dhe/ose kulturore në Prishtinë. Lajm i mirë për Kosovën.

Shpresoj diplomacia jonë të ketë qartësinë strategjike të përfitojë shpejt nga ky vendim duke zbërthyer se interesat e Kosovës dhe Spanjës janë në vi të njëjtë”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit