2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Paralajmërimi i fortë i Johnson: Rusia po planifikon Iuftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

Rekomandime

Faktet tregojnë se Rusia po planifikon Iufte më të madhe në Evropë që nga viti 1945. Kështu ka deklaruar kryeministri britanik Boris Johnson në një intervistë për BBC.

Sipas tij të gjitha shenjat janë se plani tashmë ka filluar. Johnson thekson se sipas informacioneve të inteligjencës britanike, Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kievin.

- Advertisement -

“Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë,” tha ai.

Johnson deklaroi gjithashtu se Britania e Madhe do të vendoste sanksione edhe më të ashpra kundër Rusisë në krahasim me ato që janë deklaruar deri më tani

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA do të ndalonin kompanitë ruse të tregtonin në paund dhe dollarë, një veprim që sipas tij do të “godiste shumë shumë” me ndikimin e tij.

- Advertisement -

Kryeministri po fliste nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen në konferencën vjetore të sigurisë.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane theksojnë se rreth 169,000 dhe 190,000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje, por kjo shifër përfshin edhe rebelët në Ukrainën lindore.

- Advertisement -

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit