5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pas dy muajve në shërbim të plotë të qytetarëve, Policia nesër i kthehet orarit tetë orësh

Rekomandime

Policia e Kosovës që nga nesër i kthehet orarit tetë orësh të punës, raporton IndeksOnline.

- Advertisement -

Dy muaj të plotë, prej kohës kur u shfaq pandemia COVID-19, ata shërbyen nga 12 orë për të qenë më afër qytetarëve.

Shumë departamente e njësi, gjatë kësaj kohë kanë punuar me reduktime në staf.

Nga nesër gjithçka do të kthehet në normalitet dhe zyrtarët policor të cilëve u është ndërruar vendi i punës gjatë kësaj situate, do të kthehen në vendet e mëparshme.

- Advertisement -

Prej që është themeluar Policia e Kosovës, në shtator të 1999, asnjëherë 12 orëshi i punës nuk ka qenë në fuqi më gjatë se këtë herë.

Policia për punën që ka bërë në menaxhimin e situatës, është shpërblyer nga qeveria me nga 300 euro për muajin prill dhe maj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit