Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.
Sipas MSH’së, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 101 raste të reja me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
21 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës.
Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.
Në total numri i rasteve aktive është 3.883.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!