7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Skitarit finlandez i ngrihet penisi nga të ftohtit, gjatë Lojërave Olimpiake

Rekomandime

Skitari finlandez, Remi Lindholm u bë sot lajm edhe pse nuk e fitoi garën e startit masiv në Lojërat e Olimpike të Pekinit.

- Advertisement -

Atij gjatë shtegut 30 kilometërsh që e përshkoi për 1 orë e 16 minuta, iu ngri organi gjenital, dhe në fund iu desht një qese ngrohëse për ta shkrirë.

“Kur pjesët e trupit filluan të ngroheshin pas përfundimit, dhimbja ishte e padurueshme” tha ai.

Për shkak të motit të shumtë të ligë, shtegu 50 kilometra u shkurtua në 30 kilometra.

- Advertisement -

Kostumet e hollë dhe shtresat e poshtme të veshura nga garuesit ofronin pak mbrojtje, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Kjo është hera e dytë që një skitari i ndodh t’i ngrihet penisi. Njëjtë i kishte ndodhur vitin e kaluar edhe një skitari në garën e mbajtur në Ruka të Finlandës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit