Scholz s’tutet nga Putin, ia përmend prapë gjenocidin në Kosovë (VIDEO)

    0
    137

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka rrëfyer për përballjen e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit që e kishin në Moskë më 15 shkurt.

    Nikoqiri i tha mysafirit se intervenimi i NATO-s më 1999 për të ndalur Iuftën në Kosovë ishte i gabueshëm, i padrejtë dhe i pabazuar në ligje ndërkombëtare.

    Scholz kishte shkuar te Putini për ta bindur që të mos e niste pushtimin e Ukrainës.

    Putin gjithnjë flet për konfliktin në ish-Jugosllavi, duke thënë se NATO atje ishte agresive dhe dëmtoi njerëz që nuk kanë bërë asgjë.

    Unë iu përgjigja, duke i thënë se atje kishte gjenocid, të cilin ne e shmangëm. Ai nuk duhet ta keqkuptojë se njerëzit në Ballkanin Perëndimor janë plotësisht gati të bëhen anëtarë të BE-së.

    Pastaj ai vazhdon të argumentojë se atje në Donbas ka diçka sikur gjenocidi.

    T’ju them të drejtën, kjo është përnjëmend qesharake,” tha kancelari gjerman, gjatë panelit në Konferencën e Sigurisë, të mbajtur në Munih të Gjermanisë.

    Engjëllushe Morina, anëtare e lartë për politika në programin “Wider Europe” nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, selia Berlin, thotë se Scholz ka argumentuar saktë karshi pretendimeve ruse për paralele me Iuftën e vitit 1998-1999.

    Kjo ka qenë si përgjigje e propagandës së fundit që vjen nga Rusia dhe presidenti i saj se po ushtrohet gjenocid në popullatën ruse ose proruse në ato krahinat e kontestuara të Ukrainës, gjë që nuk është e vërtetuar dhe ka shumë kundërargumente që tregojnë se kjo po bëhet si propagandë e radhës për t’i justifikuar ndoshta aksionet që mund të pasojnë këto ditë të shumë përfolura. Prandaj është shumë që sqarohet në mënyrë eksplicite pse intervenon NATO-ja”.

    E sa për perspektivën evropiane që qeveria e re gjermane u ofron gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Scholz tha se hyrja e tyre në BE është proces i pandalshëm.

    Nuk e kemi pa ende vizionin e kancelarit të ri se a do të vazhdojë “Procesin e Berlinit”. Deklaratat dhe retorika janë në rregull, por vizioni ende nuk është shpalosur.

    Është me rëndësi që për koalicionin qeverisës rajoni (Ballkani Perëndimor) mbetet i rëndësisë së lartë”, theksoi Morina.