12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

‘Je i vdekur, nata është e ftohtë, në muzg vdekja do të të vijë te dera’: Kërcënohet Vucic

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrë një kërcënim me vdekje në Instagram, që është bërë shkas për t’u bërë lajm në mediat e Beogradit.

Një përdorues i kësaj platforme nga Beogradi, që është prezantuar si ish-aktor dhe tekstshkrues i këngëve, ka publikuar një video duke bërë thirrje për eleminimin e Vuçiq.

- Advertisement -

Ai ka publikuar fotografi të kosës, që sipas B92 simbolizon vdekjen, me përshkrimin “Për Aleksandar Vuçiq”, të shoqëruar gjithashtu me një këngë të titulluar “Je i vdekur”.

“Je i vdekur, thika është e gjatë, nata është e ftohtë, në muzg vdekja do të të vij te dera”, është teksti i kësaj kënge.

Sipas raportimeve, menjëherë pas kërcënimit, Prokuroria në Beograd ka urdhëruar organet e sigurisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, për ta identifikuar kryesin e këtij sulmi ndaj Presidentit të Shtetit, dhe për ta ndjekur atë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit