Aktivisti Rron Gjinovci, tha se ka ardhur koha që Kosova të blejë tanke e drone, duke e parë situatën që po zhvillohet mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në një postim, Gjinovci tha se dy vendet si Amerika dhe Britania e Madhe të cilat kanë garantuar për dorëzimin e armëve bërthamore nga Ukraina sonte ndihen në siklet, duke e parë situatën që është krijuar tanimë.
‘’ A ka ma siklet se me kon sonte Amerika dhe Britania e Madhe, dy vende që kanë garantu për sovranitetin e Ukrainës në marrëveshje ndërkombëtare në vitin 1994, me kushtin që Ukraina me i dorëzu armët bërthamore’’, shkroi Gjinovci.
E sipas tij Kosova duhet të filloj të blejë tanke e drona, e të investoj në armë.
‘’ Ka ardhë koha Kosova me ble tenka e drona, me nal ndërtimin e investimin e gjithçkaje tjetër, me na i rritë taksat dej sa të mushemi armë. Boll mo kena pritë e shpresu në vitra, osht mirë me ja nisë me ble vet mishin për Bajram’’, shkroi tutje ai.