8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Veprimet e fundit: Ekonomia e Rusisë pëson goditjen e parë të rëndë

Rekomandime

Sipas raportimit të “The Index Spectator” në Twitter ofertat e së ardhmes në tregun rus kanë rënë për 14 përqind.

Ky lajm vjen vetëm për pak orë pasi Rusia ka vendosur të njohë pavarësinë e dy republikave të vetshpallura brenda territorit të Ukrainës.

- Advertisement -

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar liderët perëndimorë, ndërsa së shpejti pritet që edhe presidenti i Ukrainës t’i drejtohet popullit të Ukrainës.

Edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar lidhur me këtë.

Biden pritet që së shpejti të dalë me një urdhër ekzekutiv që do të ndalojë investimin, tregtinë dhe financimin nga shtetasit amerikan në dy rajonet e njohura nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka deklaruar se e kanë pritur këtë veprim të Rusisë, ndërsa ka thënë se vendimi i SHBA-së do të vijë shumë shpejtë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit