0.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Britania “shuplakë” Rusisë, i vendos sanksione të fuqishme pas veprimeve në Ukrainë

Rekomandime

Britania vendosi sot sanksione ndaj pesë bankave ruse dhe tre miliarderëve, në atë që kryeministri Boris Johnson e quajti “breshëri e parë” e masave në përgjigje të veprimeve të Kremlinit në Ukrainë.

Duke iu drejtuar parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar disa orë pasi Rusia urdhëroi hyrjen e trupave në dy rajone rebele ukrainase të mbështetura nga Moska, Johnson e përshkroi atë si “një pushtim të ripërtërirë” të fqinjit të saj perëndimor dhe “pretekst për një ofensivë në shkallë të plotë”.

- Advertisement -

“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë do të fillojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë që ne i kemi përgatitur tashmë… për të sanksionuar individët dhe subjektet ruse me rëndësi strategjike për Kremlinin”, u tha ai deputetëve.

Udhëheqësi britanik tha se sanksionet e mëtejshme ishin “të gatshme për t’u vendosur” nëse Kremlini tregonte më tej agresion në atë që ai parashikoi se do të ishte “një krizë e zgjatur”.Pesë bankat e shënjestruara – Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Banka e Detit të Zi – dhe tre persona të sanksionuar do të kenë të ngrirë çdo aset në Mbretërinë e Bashkuar.

Individëve në fjalë – Gennady Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg – do të ndalohet të udhëtojnë në Britani dhe të gjithë individëve dhe subjekteve në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ndalohet të merren me ta dhe me bankat.“Ne nuk mund të dimë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, shtoi Johnson.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit