12.4 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Putin do të bie ashtu siç është ngritur, nga Shërbimi sekret rus

Rekomandime

Analisti i njohur, Dusan Janjiq, ka komentuar në një televizion në Serbi rreth konfliktit Ukrainë -Rusi, duke thënë se Vladimir Putin do të rrëzohet nga shërbimet sekrete ruse, ashtu siç ka ardhur në pushtet.

“Unë fare nuk merrem me qëllimin e Putinit. Asnjë analizë serioze nuk merret me këtë, por merret me trendin, se si do të duket ky konflikt i armatosur dhe se si do t’i vijë njëfarë fundi. Sa i përket Putinit , ai është heroi tragjik, sikur në tragjeditë e vjetra greke, atë e kanë dënuar zotat, zotat janë të fuqishmit e të ashtuaquajturit “Shteti i thellë” i Rusisë, që ai të shkojë ashtu sic ka ardhur. Ta rikujtojë se ai ka ardhur në pushtet kur është organizuar invazioni i dytë në Kaukaz, i cili është shfrytëzuar për këtë qëllim, që të eliminohet Jelcin” ka thënë analisti serb për TV Nova.

- Advertisement -

“Pra, ai është njeri i Shërbimit Federal të Sigurisë, si i tillë ka ardhur dhe si i tillë do të shkojë. Rusia është në një fazë që do duhej të ishte fazë e administratës së re dhe në të nuk ka pasur vend për Putinin dhe ai pati sukses në zgjedhjet e fundit, ndryshimet e kushtetuese u mbështetën, aty parashihet zgjatja e mandatit, por jo e mandatit të tij personal, dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të shkojë. Arsyeja e dytë themelore është se as Rusia nuk mund të mbështet më në derivate fosili, gazi, derivate të naftës dhe të jetojë nga shitja prej mitrës së saj, por duhet të shkojë drejtë një forme të ekonomisë në të cilën teknologjia është vendimtare” ka thënë Janjiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit