1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Deklaratë e NATO’s pas invazionit rus në Ukrainë: Moska do të paguajë çmim të lartë

Rekomandime

Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike(NATO) ka lëshuar një deklaratë ku kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe suImet e ushtrisë ruse.

- Advertisement -

Në deklaratë thuhet që Rusia do ta paguajë një çmim të lartë politik dhe ekonomik.

“Ne dënojmë në shkallën më të ashpër të mundshme sulmin tmerrues të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili është krejtësisht i pajustifikuar dhe i paprovokuar. Mendimet tona janë me të gjithë të vrarët dhe të plagosurit dhe me popullin e Ukrainës.

Ne gjithashtu dënojmë Bjellorusinë për mundësimin e këtij sulmi.

- Advertisement -

Ne i bëjmë thirrje Rusisë në shkallën më të lartë që të kthehet prapa nga rruga e dhunës dhe agresionit që ka zgjedhur.

Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre. Rusia do të paguajë një çmim shumë të rëndë ekonomik dhe politik.

- Advertisement -

NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë BE-në”, thuhet në deklaratë.

Tutje NATO deklaron se do të dërgojnë forca shtesë në shtetet lindore të Alenacës pas sulmit rus në Ukrainë, transmeton Gazeta Express.

“Veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike dhe ato do të kenë pasoja gjeostrategjike. NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve. Ne po vendosim forca shtesë mbrojtëse tokësore dhe ajrore në pjesën lindore të Aleancës, si dhe mjete shtesë detare. Kemi rritur gatishmërinë e forcave tona për t’iu përgjigjur të gjitha rasteve”, thuhet në deklaratë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit