15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vjosa Osmani flet pas takimit me ambasadorin Philip Kosnett

Rekomandime

Osmani në takim me Kosnett: Diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve, qytetarët votuan për ndryshimin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot edhe presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Osmani thotë se në takim me Kosnettin u diskutua rreth rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Presidentja në detyrë, tutje nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se në takim ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin.

Me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë diskutuam rreth rezultatit të zgjedhjeve. Unë theksova se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, ka shkruar Osmani.

- Advertisement -

Kosnett paraditen e së martës takoi edhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili njëherit është edhe kandidati për kryeministër.

Ambasadori i kërkoi Kurtit që sa më shpejtë të konstitutohet Kuvendi i ri i Republikës dhe të krijohet qeveria e re.

- Advertisement -

***

Ambasadori i Amerikës Philip Kosnett dy ditë mbas zgjedhjeve ka takuar edhe u.d e Presidentes Vjosa Osmani.

Kosnett gjatë së martës ka takuar edhe kryetarin edhe Albin Kurtin, ku e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dielën, më 14 shkurt në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore të thellë.

Rifillimi i shpejtë i dialogut me Serbinë është një kërkesë e qartë që është bërë nga ShBA-ja, por edhe shtetet kryesore të BE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit