10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rusia i ka lënë “jashtë loje” të gjitha institucionet ndërkombëtare

Rekomandime

Profesor universitar, Dritëro Arifi ka thënë se ajo çfarë ka bërë Rusia në Ukrainë është shkelje brutale e të drejtës ndërkombëtare.

Arifi tha se Rusia i ka lënë “jashtë loje” të gjitha institucionet ndërkombëtare, sepse sipas tij askush nuk po “guxon” të lëviz.

- Advertisement -

“Kjo çfarë ka bërë Rusia është shkelje brutale e të drejtës ndërkombëtare dhe realisht i fundosi edhe kombet e bashkuara dhe OSBE-ja dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare, mekanizmat që janë ndërmarrë me paqe e siguri i ka lënë jashtë loje sepse askush s’po guxon me lëvizë”, tha ai.

Arifi përmend edhe pasuritë që ka Ukraina teksa tha se NATO dhe perëndimi kanë pasur 8 vite kohë që të investojnë në Ukrainë.

8 vite kanë pasur kohë që NATO apo përendemi të investojë në Ukrainë të i ngrit kapacitetet ushtarake, ekonominë. Ukraina ka pasuri të mëdha nëntokësore, resurse të fuqishme, 14% e grurit prodhohet në Ukrainë dhe imagjinoje çfarë impakti do të ketë në ekonominë globale”, tha ai.

- Advertisement -

Ndërkaq, ai foli edhe sa i përket asaj se çfarë do të ndodh me Ukrainën pas pushtimit rus.

Ai thotë se Ukraina nuk do të jetë më ashtu siç ka qenë, teksa shprehet i bindur se Ukraina do të mbetet e ndarë.

- Advertisement -

“Nuk besoj se Ukraina do të jetë ashtu siç ka qenë, pavarësisht sepse do të ulen dhe do ta negociojnë njëfarë lloj paqeje sepse këto janë disa beteja të vogla që i ka fituar Rusia por lufta është shumë e gjatë. Mendojë se Ukraina do të mbetet e ndarë dhe jam i bindur dhe kjo ndoshta do të jetë ajo këmbimi i asaj se kur do të tërhiqet Rusia, por problemi është se prap nuk do të zgjidhet çështja sepse historia na ka dëshmuar se deri tash me KRlMlNEL nuk do të mund të ndërtosh paqe”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit