14.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Rusia ka ndërtuar krematoriume të lëvizshme për të asgjësuar trupat e ushtarëve të vrarë

Rekomandime

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar një video ku shihet një kamion brenda të cilit është ndërtuar një krematorium për djegien e trupave të ushtarëve të vrarë.

Sipas zyrtarëve britanikë, Kremlini mund t’i përdorë këta kamionë për të fshehur numrin real të viktimave në luftë. “Nëse do të isha ushtar dhe do ta dija që gjeneralët e mi kishin aq pak besim tek unë, sa të më ndiqnin nëpër fushëbetejë me një krematorium të lëvizshëm, si mënyrë e qeverisë për të mbuluar humbjet, do të isha thellësisht i shqetësuar”- tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

- Advertisement -

“Është rrëqethëse mënyra sesi rusët i shohin forcat e tyre”- tha ai, teksa komentoi pamjet e postuara për herë të parë në vitin 2013. Sipas Wallace, përdorimi i këtyre krematoriumeve ndoshta mund të na thotë gjithçka që duhet të dimë për regjimin rus. Ditën e sotme presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe filloi menjëherë të lëshonte raketa.

Shpërthimet tronditën Kievin, kryeqytetin e vendit me 3 milionë banorë, dhe tymi i zi pushtoi selinë e Iinteligjencës Ushtarake të Ukrainës. Gjithashtu disa helikopterë sulmuan një aeroport afër Kievit. Deri më tani raportohen mbi 50 viktima. “Rusët sulmuan pabesisht shtetin tonë në mëngjes, siç bëri Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore. Që sot, vendet tona janë në anë të ndryshme të historisë botërore”- shkroi presidenti ukrainas Volodymyr.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit